MENU
klinika

Një mesazh për Trump

Kaosi në SHBA/ Biden: Ata nuk ishin protestues, ishte një turmë e trazuar!

07.01.2021 - 20:44

“Ata nuk ishin protestues”, tha Joe Biden, duke folur nga selia e tij në Wilmington, Delaware.

“Ishte një turmë e trazuar, kryengritëse, terroristë të brendshëm. Është kaq themelore. Është kaq e thjeshtë”, tha presidenti i ri i SHBA, duke iu referuar imazheve tronditëse në Capitol, të mërkurën pasdite.

Biden theksoi se Trump kishte kaluar të gjithë presidencën e tij “duke përçmuar demokracinë tonë, Kushtetutën tonë, shtetin e së drejtës. Ky fakt duhet të merret parasysh”.