MENU
klinika

Ambasadat: Partitë të respektojnë ligjin

Kosovë/ KQZ sot voton listat zgjedhore

22.01.2021 - 12:12

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë vendos sot për fatin e 47 kandidatëve që kanë rezultuar me probleme ligjore.

Ata mund të penalizohen nga neni 29 i ligjit zgjedhor dhe rrjedhimisht do të kërkohet zëvendësimi i emrave në lista. Këto zhvillime janë shoqëruar me tensione pasi vetëm një ditë më parë, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, deklaroi se ajo personalisht dhe institucioni që drejton, janë kërcënuar nga partitë politike.

Në këto kushte, ambasadorët e pesë vendeve të QUINTIT, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia, bënë thirrje që të respektohet ligji dhe të mos ndërhyet në punën e institucioneve përgjegjëse.

 Nga 28 subjekte politike, që kanë aplikuar për certifikim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, 15 prej tyre kanë kandidatë, të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme.

Lideri i LVV, Albin Kurti ka deklaruar se ai do të vazhdojë t’i prijë listës së partisë së tij, si kandidat për kryeministër dhe emrat nuk do të ndryshohen.