MENU
klinika

Numërimi dhe votimi elektronik

Ku mund të aplikohet projekti pilot?

07.01.2021 - 11:22

Fieri dhe Korça “janë dy sugjerimet tona se ku mund te aplikohet projekti pilot për numërimim dhe votimit elektronik”. Pak ditë më parë KQZ i dërgoi shkresë partive politike se ku mund të aplikohet sipas tyre projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik.

Kujtojmë se më 28 dhjetor KQZ i dërgoi një shkresë partive: PD, LSI , PR Bindjes Demokratike, Partisë Demokristiane, PDI dhe PS ku i kërkonte të shprehnin mendimin e tyre.

“Sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit, që do të përdoren në zgjedhje do të implementohen me projekte pilot, të cilat duhet të përfshijnë jo më shumë se 20% të zgjedhësve, duke filluar nga zgjedhjet e para, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Pavarësisht nga ky rregull, në zgjedhjet e para për Kuvendin pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, identifikimi elektronik do të shtrihet në 100% të votuesve”, thuhej në njoftimin e KQZ më herët.

Me këtë kërkesë institucioni i bënte me dije partive që të japin sugjerimet e tyre në lidhje me zonat ku dëshirojnë që të aplikohen projektet pilote në zgjedhje, para se KQZ të marrë vendimet përkatëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN