Një 50-vjeçar është gjetur sot i pajetë në vendin e quajtur “Vajkan” në Fier, rreth orës 8:20 të mëngjesit. Gazeta “Panorama” mëson se i ndjeri është shtetasi Gëzim Gjyrdyku, baba i tre fëmijëve. Ai punonte si roje në një subjekt privat dhe po kthehej nga puna për në shtëpi.
Familjarët kanë kërkuar gjatë gjithë natës dhe vetëm në mëngjes kanë gjetur trupin anës autostradës në kanal. Ende nuk është identifikuar autori i aksidentit. Në njoftimin e policisë thuhet se shtetasi dyshohet se qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.