MENU
klinika

Unike edhe sot e kësaj dite

“La Masia” 10 vite më parë arriti kulmin

09.01.2021 - 13:13

Dhjetë vite më parë, ishin tre kandidatë për të fituar “Topin e Artë”, ku në fund triumfoi Lionel Messi. Unike ishte se të tre kandidatët ishin nga e njëjta skuadër, si kurrë më parë, gjë që nuk ka ndodhur edhe sot e kësaj dite.

Messi, Iniesta dhe Xavi! Një triumf, për të cilin u punua më shumë se 20 vite, bazuar mbi një model loje që lindi nga konceptet e Laureano Ruiz dhe u perfeksionua nga Johan Cruyff e Pep Guardiola.

Atë ditë, 10 vite më parë, tre lojtarë të stërvitur në “La Masia” sublimuan një model stërvitjeje dhe kuptimi të lojës së futbollit. Atë ditë, në Zyrih, Messi, Iniesta dhe Xavi morën podiumin e “Topit të Artë”.

Një moment historik që shpërbleu punën e dhjetëra trajnerëve të futbollit blaugrana, nga baza deri në qendër. Të tre lojtarët, në shikim të parë kishin shumë pak gjëra të përbashkëta. Një argjentinas, që erdhi në Barcelonë në moshën 13 vjeç, për t’u bashkuar me një ekip “kadetësh” cilësor.

Ajo gjeneratë e ’87 kishte lojtarë si Cesc Fàbregas, Piqué dhe Víctor Vázquez. Àlex García, trajneri i asaj kohe, sapo pa fëmijën argjentinas, pas dhjetë minutash ojë, tha se duhej të qëndronte. Pas seancës së parë stërvitore, për të ishte e qartë se Messi nuk duhej lejuar të largohej.

Andrés Iniesta mbërriti nga Albacete, pasi Germán Vaya, një skaut i Barçës në Andaluzi, e kishte parë atë të luante në Plasencia. Ai ishte aq i impresionuar me të, sa që iu tha prindërve të mesfushorit: “Ju nuk keni nevojë për provë dhe asgjë të tillë, pranoheni direkt”.

Andrés, vetëm 11 vjeç, hezitoi, por bëri hapin e madh, duke kaluar tek akademia e Barcelonës. Përmes shumë lotësh dhe përpjekjesh, ai u bë një legjendë. Xavi u pa nga legjendari Oriol Tort, njeriu që vuri bast për Guardiola, De la Peña, Puyol dhe Sergi. I njëjti që e donte shumë Raul dhe Michel Salgado.

“Në moshën 6 vjeç po e çoj te Barça, – i tha Tort Joaquim Hernández, trajnerit të ekipit, ku luante Xavi. – Është djali im, u përgjigj ai”. Dhe prej andej, filloi një rrugë, që Barça nuk mund ta harrojë kurrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publikimi nga “France Football”

Formacioni më i mirë i 10-vjeçarit të fundit