MENU
klinika

Daljet e saj publike janë shumë të rezervuara

Lori Hoxha ndan foton me Redian

18.01.2021 - 13:29

Motrat Hoxha janë mjaft të njohura në Shqipëri. Lori dhe Sara janë ato që i shohim në çdo eveniment të rëndësishëm në kryeqytet, teksa janë po ashtu shumë të ndjekura në rrjetet sociale.

Lori është ndër blogeret më të njohura shqiptare dhe frymëzim për shumë vajza, kurse Sara preferohet shumë nga nënat e reja, por jo vetëm. Të dyja ndajnë shpesh foto me njëra-tjetrën, duke na dëshmuar lidhjen e ngushtë që kanë mes motrash.

Ndërsa më e vogël nga motrat, Redia është më e tërhequr, dhe nuk preferon të dalë shpesh as në foto dhe rrallëherë e shohim në festa të ndryshme, ku Sara dhe Lori marrin pjesë. Po ashtu, ajo ka një profil privat në Instagram dhe fotot e saj numërohen me gishtat e dorës në llogaritë e Sarës dhe Lorit.

Megjithatë, Lori ka bërë një përjashtim mbrëmjen e sotme dhe ka ndarë një foto krah Redias. Dy motrat pozojnë së bashku para pasqyrës, teksa janë veshur matchy-matchy me të zeza.

Të shumta kanë qenë komentet pozitive për dyshen, e sigurisht për Redian në këtë dalje të rrallë të sajën.

Pavarësisht se Redias nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, të gjithë ata që e njohin thonë se ajo është një vajzë gazmore dhe shumë e dashur.

Tre motrat bukuroshe, kanë edhe një vëlla të vogël me emrin Itan, por që edhe atë e mbajnë shumë diskret, pa e publikuar shpesh në profilet e tyre në rrjetet sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ajo më kujton çdo ditë se unë vlej”

Lori Hoxha flet me lot në sy pas mesazhit të Sarës