Mbretëresha Elizabeth, 94 vjeçe, dhe Princi Philip, 99 vjeç, kanë marrë ditën e sotme vaksinën kundër Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pallati Mbretëror, Buckingham Palace. Ndërkohë që një burim pranë familjes mbretërore tha se vaksinat janë bërë sot më 9 janar nga një mjek i tyre në kështjellën, Windsor.
Sipas burimeve pranë familjes mbretërore, Mbretëresha 94-vjeçare vendosi që ta bënte publik këtë lajm, për të rritur besimin mes popullit dhe për të parandaluar spekulimet e mëtejshme mbi vaksinat. Mbretëresha, 94, dhe Princi Philip, 99 vjeç, janë mes rreth 1.5 milionë njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar që kanë bërë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.
Britania e Madhe ka nisur vaksinimin kundër koronavirusit më 8 dhjetor të viti të kaluar. Mbretëria e Bashkuar ka qenë një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, me mbi 2.8 milionë të infektuar dhe mbi 78,000 viktima.
Kujtojmë se çifti mbretërore festuan para pak muajsh 73-vjetorin e martesës. Më 20 nëntor 1947, Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip u betuan për dashuri të përjetshme në mjedisin e bukur të Abacisë Ëestminster në Londër. Për përvjetorin ata publikuan një portret të ri zyrtar në rrjetet e tyre sociale: një foto të bërë nga Chris Jackson në Oak Room të Windsor Castle ku ata shfaqen të ulur në divan pranë njëri-tjetrit duke parë një kartolinë.