MENU
klinika

UFC

McGregor bie përsëri, triumfon Poirier

24.01.2021 - 11:52

Conor McGregor është mposhtur përsëri. Dustin Poirier fitoi me KO teknik në raundin e dytë duelin ndaj Conor McGregor në eventin UFC-257 zhvilluar sot në Abu Dhabi, një rezultat befasues.

Një sfidë të cilën irlandezi ishte duke e dominuar, por një moment ai humbi përqendrimin dhe Poirier arritri ta godasë fort në fytyrë dhe ta hedhë në tapet. Një hakmarrje kjo për amerikanin për humbjen e disa viteve më parë dhe tashmë rezultati i përballjeve direkte është 1-1.

Për Poirier kjo është fitorja nr.27 në karrierën e tij (edhe 6 humbje e 1 duel pa rezultat), ndërsa për McGregor kjo ishte humbja e 5-të në karrierë (edhe 22 fitore). Dueli nisi më mirë për McGregor, që pati dominimin e tij në raundin e parë edhe pse Poirier përpiqet të imitojë Khabib me kapjet e tij.

Të dy sportistët përdorin grushtet, por irlandezi duket disi më superior. Edhe në raundin e dytë e njëjta pamje, por në mesin e tij ndodh surpriza. Poirier gjen fytyrën e McGregor me disa grushte radhazi, duke e hedhur në tapet të gjakosur dhe detyruar gjyqtarin të ndalë sfidën.

Qetësi në sallë, ku kishte mjaft shikues, që nuk u besonin syve nga kjo fitore e Poirier. Në fund, McGregor përgëzon fituesin, duke lënë të hapur mundësinë për një përballje të tretë mes tyre.