MENU
klinika

Rritja e pagave me 15%

Ministrja Kushi: Viti 2021 nis mbarë për mësuesit

04.01.2021 - 13:45

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është ndalur sot tek rritja e pagave për mësuesit.

Ajo ka njoftuar përmes një postimi në mediat sociale se 2021 do të nisë mbarë për mësuesit.

Dhe kjo sepse pagat e tyre do të rriten me 15%.

“Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%! Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e pareshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin!”, shkruan Kushi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN