MENU
klinika

Detaje nga jeta private

Miriami kujton puthjen e parë me Albanin

04.01.2021 - 12:21

Miriam Cani ishte e ftuar sot në një intervistë të veçantë në “E diell” me Edi Manushin. Si rrallëherë Miriami tregoi më shumë detaje për jetën e saj private, njohjen me Albanin dhe krijimin e familjes së tyre.

Në një moment, Miriami u ndal edhe tek puthja e tyre e parë kur Edi Manushi e pyeti sesi ka ndodhur.

Këngëtarja tregoi se atë mbrëmje, Albani e kishte ftuar për një darkë dhe aty ia rrëmbeu puthjen e parë duke i treguar i guximshëm dhe i vendosur.

“Puthja e parë ka ndodhur në fillimet tona. Albani më ftoi për një darkë, kishim kohë që njiheshim. Aty ndodhi. Normalisht Albani ishte i guximshëm dhe vendosur”-u shpreh Miriami.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN