MENU
klinika

Pas dëbimit të diplomatit rus

Moska sulmon Haradinajn: Ky është provokimi i radhës!

23.01.2021 - 16:38

Pas dëbimit të diplomatit rus nga Ministria e Jashtme shqiptare, Ambasada Ruse në Tiranë ka ashpërsuar tonet.

Ambasada ka reaguar lidhur sot lidhur me deklaratën e ish-kryeministrit Ramush Hardinajt, i cili u shpreh se nëse Kosova nuk qaset nga BE, do të mbajë një referendum për bashkim me Shqipërinë.

Rusia i cilëson deklaratat e Haradinajt një provokim të radhës duke kërcënuar integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Në deklaratë Kosova konsiderohet një pseudo-shtet i vetëshpallur.

Deklarata e plotë

Nga komenti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse për deklaratën e z. R.Haradinaj

Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë “pavarësinë” e Kosovës.

Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan.