04.01.2021 - 23:00
Liverpool e ka nisur shumë keq vitin 2021, teksa është mposhtur për herë të dytë këtë sezon në Premier League. Ishte Southampton që fitoi 1-0 ndaj kampionëve, që tashmë rrezikojnë seriozisht kreun.
Liverpooli e nisi keq transfertën. “Redsat” pësuan gol pas 2 minutash lojë pas një gabimi të Arnold që nuk mbuloi si duhet Ings. Ky i fundit dërgoi topin në rrjetë me një parabolë mjaft të mire, duke lënë të ngrirë Alisson për 1-0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë foli më shumë për miqtë. Liverpool u mundua shumë të paktën të shmangte humbjen, por nuk ia doli. Madje ishte Southampton që 2 raste mund të kishte dyfishuar. Një humbje që rëndon për kampionët, e dyta për këtë sezon.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Premier League, Java 16
City nuk fal, mposht Chelsean
Premier League, Java 17