MENU
klinika

Premier League, Java 17

Tri fitore radhazi, Arsenal sheh për lart tani

02.01.2021 - 23:28

Për Krishtlindje diskutohej shkarkimi i trajnerit të Arsenal, Mikel Arteta, dhe Arsenal shihej si një nga skuadrat që do të luftonte për mbijetesë. Por 3 fitoret radhazi tashmë sjellin tjetër panoramë.

Topcinjtë e nisën si duhet vitin e ri, pasi fituan ndeshjen kundër West Bromwich Albion me rezultatin 0-4 në transfertë. Pjesa e parë foli për miqtë, që shënuan dy gola me të rinjtë Tierney dhe Saka. Të dy çuan miqtë në avantazhin e dy golave pas 45 minutave të para.

Pjesa e dytë nuk ndryshoi në lojën e Arsenalit. Sulmuesi Lacazette tregon se është në formë të mirë, pasi shënoi një dopietë. Francezi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 60′ dhe të 64′ për të vulosur ndeshjen në 0-4.

Arsenali tashmë e sheh veten në vendin e 11-të më 23 pikë dhe ndodhet vetëm 6 pikë larg Tottenhamit të vendit të 3-të, por me 1 ndeshje më shumë. Tani Topcinjtë besojnë për një vend në Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, Java 16

Manchester United nuk fal, kap kreun