Disa kilometra jo larg nga Shën Petersburg, në fshatin Istinka, çifti i martuar Andrej dhe Viktorija Vakrusheva vendosën për diçka shumë të pazakontë: të ndërtonin një kopje të piramidës më të madhe egjiptiane, atë në Giza. Çifti donte që piramida të ishte sa më autentike që të ishte e mundur, kështu qërikrijuan si dhomat nëntokësore ashtu edhe sarkofagun.
Sipas burimeve, Andrej dhe Viktorija kanë qenë gjithmonë të magjepsur nga Egjipti i lashtë, kështu që ata vizituan Gizën shumë herë dhe mund të shihnin vetë pamjen e një piramide të vërtetë deri në detajet më të vogla. Dhe, pasi u kthyen nga një prej udhëtimeve të tyre vendosën të ndërtonin në fshatin e tyre një kopje e Piramidës së Keopsit.
Rreth 400 tonë beton u përdorën për ndërtimin e piramidës dhe projekti nuk ka përfunduar ende. Konkretisht, brendësia e piramidës nuk është realizuar ende në mënyrën sesi pronarët e parashikuan atë.
Megjithëse do të duhet pak kohë para se projekti të përfundojë, çifti tashmë po përgatit hyrjen për turistët kuriozë që duan të kalojnë kohën e tyre brenda piramidës dhe ta eksplorojnë atë ose thjesht të pushojnë në këtë ndërtesë të pazakontë.
Çifti nuk ka ndërmend të ndalet në këtë project. Ata po bëjnë një plan për një tempull egjiptian që do të lidhet me piramidën nga një tunel nëntokësor.