Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka lëshuar kritika ndaj vendeve të pasura për mënyrën e shpërndarjes së vaksinës anti-covid.
Në fjalën e tij, e cila është publikuar nga Deutsche Welle ai shprehet se “është e drejtë që qeveritë t’i japin përparësi vaksinimit të punonjësve të shërbimit shëndetësor dhe njerëzve të moshuar së pari, por nga ana tjetër ai thekson se nuk është e drejtë që të shëndetshmit dhe të rinjtë në vendet e pasura të vaksinohen përpara punonjësve të shërbimit shëndetësor në vendet më të varfra.”
Po ashtu kreu i OBSH ka paralajmëruar se shpërndarja e pabarabartë e vaksinave COVID-19 midis vendeve të pasura dhe të varfra do të zgjasë pandeminë.
“Unë duhet të jem i prerë: bota është në prag të një dështimi katastrofik moral – dhe çmimi i këtij dështimi do të paguhet me jetë në vendet më të varfra të botës,” shtoi ai