MENU
klinika

38 prej tyre janë vende të pasura

OBSH: Për 36 ditë janë bërë 28 mln vaksina në 46 vende

14.01.2021 - 20:05

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Mike Rayan ka thënë se për 36 ditë janë shpërndarë rreth 28 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit në 46 vende. Gjithashtu, ai ka theksuar se kemi hyrë në vitin e dytë të pandemisë, që mund të jetë më i vështirë, duke e parë se sa shpejtë po përhape.

Ndërkohë, që është shprehur i shqetësuar, sepse sipas tij vaksinimi po kryet te vendet e pasuara.

“Mendoj se deri më tani kemi vaksinuar njerëzit me 28 milionë doza. Janë përdorur pesë lloje të ndryshme të vaksinave. Aktualisht vaksinimi po kryhet në rreth 46 vende të botës, ku 38 prej tyre janë vende të pasura, e vetëm një mund të cilësohet si vend i varfër. Ka vende që e duan vaksinën dhe kanë shumë nevojë për të, e nuk do ta marrin vetëm nëse e shpërndajmë më mirë. Duhet të mundohemi të gjithë”, ka shtuar Ryan.

Në raportin e fundit të OBSH-së, thuhet se rreth 5 milionë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë javës së kaluar. Ndërsa, që prej fillimit të pandemisë në gjithë botën janë shënuar mbi 92 milionë të infektuar dhe kanë ndërruar jetë mbi 1,989,976 pacientë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


COVID-19/ Çfarë shkruajnë mediat franceze?

Bill Gates, ‘despot i ndriçuar dhe bamirës’?

‘Vaksina do të jetë gati në…’

Bill Gates bën premtimin e madh