MENU
klinika

Merr 350 mijë sterlina në javë

Ozil kërkon 8 mln sterlina të largohet nga Arsenal

11.01.2021 - 12:35

Arsenali po bën mirë në ndeshjet e fundit dhe nga rreziku i rënies nga Premier League, i është rikthyer pretendimeve për vendet e para. Por në kampin bardhekuq mbetet një çështje akoma e nxehtë. Arsenali dhe Mesut Ozil mund të ndahen më në fund së shpejti.

Mesfushori gjermani, jashtë projektit të klubit dhe trajnerit Arteta, duket se është duke zgjedhur vendin ideal për të ardhmen e tij. Flitet për DC United në SHBA, por edhe për skuadra të tjera si Fenerbahce. Megjithatë, fantazisti ka një arsye të fortë për ta shtyrë transferimin në verë, kur mbaron kontrata.

Në lojë janë plot 8 milionë sterlina që Ozil kërkon të marrë nga Arsenal-i para se të thotë lamtumirë. Kontrata e lojtarit me klubin londinez skadon në qershorin e vitit 2021 dhe me një rrogë prej 350 mijë sterlinash në javë, gjermani kërkon që t’i paguhet e gjithë rroga për të pranuar largimin.

Ozil dhe erdogan

Kjo është edhe si hakmarrje për mosaktivizimin dhe prishjen e karrierës së futbollistit me orgjinë turke. Mësohet se Arsenali mund të dëmshpërblejë deri në 4 milionë sterlina, në mënyrë që të largojë përfundimisht Ozil. Oferta e parë nuk është marrë në konsideratë nga menaxheri i mesfushorit. Të presim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN