MENU
klinika

Yjet shfrenojnë fantazinë

Shpenzimet më të çuditshme të futbollistëve

10.01.2021 - 16:39

Shumë futbollistë paguhen me rroga marramendëse dhe gjatë karrierës së tyre ata përfitojnë miliona edhe nga sponsor apo përmes rrjeteve sociale tashmë. Kur fiton shumë, edhe shpenzon shumë.

Por më poshtë do të rendisim jo se kush shpenzon më shumë, por ato më të vecanta dhe që kanë bërë bujë. Psh, shpenzimi prej 3 milionë eurosh i Ibrahimovic për një pyll apo Cristiano Ronaldo duke blerë makinë mbi 6 mln euro.

Yaya Toure me helikopter – Një ditë të bukur, ai vendos që të zbarkojë në qendrën stërvitore të Manchester City me një helikopter, modeli i të cilit ishte edhe më i ri dhe më modern sa i ai personit që ka gjysmën e rubinetave të naftës në botë dhe që për më shumë e paguan futbollistin në fjalë.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Toure urdhëroi pilotin e tij që ta ulte helikopterin pikërisht në parkingun e shefit të tij, i cili për t’u ulur në klub, iu desh që të gjente një pistë emergjente.

Dhe pas kësaj skene, të gjithë e dimë se si përfundoi edhe historia e Yaya Toure me City, duke nisur me pankinën, më pas tribunën dhe largimin e heshtur nga klubi, edhe pse ishte kapiteni i skuadrës së “Qytetarëve”.

Aubameyang me Lamborghini ngjyrë ylber – Vendosi që t’i bëjë vetes një dhuratë speciale. Në Angli duket se ekstravaganca është shumë në modë, aq sa sulmuesi i Arsenalit ka shtuar në garazhin e tij madhështor së fundmi një Lamborghini Huracan me vlerë 270 mijë eurosh.

Ky shpenzim më shumë se sa me tipin e makinës, që është mjaft i përhapur mes futbollistëve, lidhej mbi të gjitha me kërkesën e ngjyrës së veçantë të saj, një bojë speciale, e cila në varësi të dritës dhe këndit nga syri e shihte arrinte të ofronte të gjitha ngjyrat e ylberit.

Cristiano Ronaldo, statujë për veten – Nuk mund të mungonte mes këtyre yjeve kapriçozë. Gjatë periudhës te Real Madrid, kur ai mësoi se në qytetin e vendlindjes së tij do të hapej një ekspozitë me statuja prej dylli, asi iberikas vendosi që t’i dhurojë një të tillë edhe vetes, duke paguar shifrën aspak të vogël prej 23 mijë eurosh.

Ndoshta, me anë të kësaj statuje e cila sot e kësaj dite qëndron në muzeun e vendlindjes së tij, në Funchal, madje ka disa të tilla, ndoshta Cristiano Ronaldo kërkonte të mburrej me autoperfeksionin, të cilin e kërkoi me ngulm edhe në mjeshtrin që punoi statujën e tij.

Franck Ribery me biftek ari – Nëse kthehemi pas në kohë me rreth dy vite, shumë bujë bëri fileto prej 1200 eurosh të cilën Franck Ribery i dhuroi i vetes, gjatë pushimeve në Dubai. Një biftek (u përfol i larë me ar) në restorantin e kuzhinierit të famshëm Nusret apo siç njihet nga shumë Salt Bay.

Kjo kapriço jo vetëm që tërboi shumë prej ndjekësve të sulmuesit aktual të Fiorentinës, por detyroi edhe krerët e Bayern Munchen që ta gjobisnin në atë kohë futbollistin e tyre. Ribery deklaroi se bifteku nuk ishte prej ari, madje ishte i ftuar nga Nusret.

Balotelli blen derrkuc – Një tjetër futbollist që nuk i ka lejuar vetes t’i mungojë asgjë, shumë shpesh në të keq, është edhe Mario Balotelli. Sulmuesi aktual i Monzas, shumë vite më parë pushtoi vëmendjen e medias, teksa lajmëronte se shumë shpejt do të kishte një shok të ri në shtëpi, një kafshë shtëpiake të veçantë.

Ndërsa të gjithë fluturuan me fantazinë, duke arritur që të aludonin për një luan, tigër apo edhe krokodil, duke njohur mendjen e çmendur të italianit, “Super-Mario” iu prezantoi të gjithë botës “Super”-in, një derrkuc prej dy muajsh (po flasim për vitin 2013), i cili do t’i bënte shoqëri. Pagoi 12 mijë euro për të.

Rooney blen kalë për gruan – Duke mbetur te kafshët dhe për të ngjitur një marrëdhënie të krisur pas një tradhtie, Wayne Rooney duket se kishte gjetur dhuratën ideale për të merituar faljet e bashkëshortes së tij.

Pas skandalit të 6 viteve më parë që shpërtheu në Angli dhe vuri në krizë marrëdhënien, ky i fundit vendosi që t’i blejë Collin një kalë ekzemplar, për të cilin përflitet se kishte shpenzuar gati 1.5 milionë euro.

Messi, “pronar” i gjithë lagjes – I lodhur nga fqinjët e tij shumë kuriozë, sulmuesi argjentinas e zgjidhi këtë problem në një mënyrë ekzemplare, ndonëse shumë të kushtueshme. Jo, ai nuk shpenzoi për truproja, ish-marinsa apo gjëra të këtij lloji. Madje as nuk denoncoi askënd në polici, apo të paguante dikë në shtet për t’u hakmarrë.

Lionel Messi dërgoi çantat me miliona euro te dy pronarët e shtëpive që kishte përreth vilës së tij gjigante dhe i bleu ato. Në këtë mënyrë askush nuk do e shqetësonte më përreth dhe kështu, Messi mund të jetonte i qetë, pa zhurma, në paqe dhe në privatësi totale.

Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin