MENU
klinika

Deklarata

Pacolli: Do të ndihmoj financiarisht të akuzuarit e UÇK-së

25.01.2021 - 11:24

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, do t’ju ndihmojë financiarisht të akuzuarve të Gjykatës Speciale.

Behgjet Pacolli bëri një deklaratë të Dielën, se të gjithë të akuzuarit për krime lufte të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës meritojnë të ndihmohen nga secili.

“Pa marr parasysh a janë të gjithë miq te mi a jo, ata janë atje dhe përballen me drejtësinë dhe sigurisht që meritojnë të ndihmohen.

Edhe publiku e din që kurrë nuk jam tërheq nga këto çështje dhe do të jem prapa atyre që kam thënë.

Do të ndihmoj dhe besoj që edhe qytetarët e tjerë do të ndihmojnë”,-  tha ai për lajmi.net.