Një tjetër kontingjent i Policisë Ushtarake është nisur mision në Camp Arena në Herat të Afganistanit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi iu ka uruar ushtarakëve mision të mbarë, ndërsa thekson se Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës dhe trupat tanë të gatshëm për të shërbyer kudo ku thirren.
MESAZHI I PELESHIT
Rrugë të mbarë!
Kontingjenti i radhës që sapo përcollëm do të zëvendësojë kolegët e tyre të Policisë Ushtarake për të shërbyer në Camp Arena në Herat, në misionin Resolute Support.
Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës dhe trupat tanë të gatshëm për të shërbyer kudo ku thirren.
Mision të mbarë dhe u kthefshi shëndoshë e mirë!🇦🇱