MENU
klinika

Denaj në Vlorë shpjegon skemën e nxitjes së punësimit

Përjashtimi nga TVSH/ Si mund të rrisin bizneset forcën punëtore?

15.01.2021 - 16:06

Siç dihet tashmë që prej datës 1 janar të këtij viti, bizneset me qarkullim vjetor nga 0 deri në 10 milionë lekë, nuk janë subjekte të pagimit të TVSH.

Një prej përfituesve të përjashtimit nga Tatimi mbi Fitimin është dhe Elton Spahiu, i cili falë kësaj mase do të mund të kursejë 400,000 lekë. Kjo lehtësi do të ofrohet nga qeveria për një periudhë prej 8 vitesh.

“Kjo është një masë lehtësuese për ne dhe që do të na ndihmojë të rrisim investimin apo edhe të punësojmë më shumë staf”, u shpeh Spahiu.

Për këtë, ministrja Denaj, e cila u ndal në disa biznese lokale gjatë një vizite në qytetin e Vlorës, e rekomandoi Eltonin që t’i drejtohet Agjencisë Rajonale të Punësimit dhe Aftësive, e cila është duke zbatuar disa skema nxitëse për punësimin që i shkojnë në ndihmë bizneseve dhe ku shteti subvencionin një pjesë të mirë të kostove të punës.

“Brenda skemës së nxitjes së punësimit, një element shumë i rëndësishëm është edhe ajo që i adresohet punonjësve që punojnë në të zezë, ku për bizneset, por edhe për individët për 12 muaj paguhet sigurimi i shëndetit dhe sigurimi shoqëror për punëdhënësin dhe për punëmarrësin dhe gjithë kjo kosto për 12 muaj është e subvencionuar nga shteti”, theksoi Denaj.

Nuk kaloi pa u përmendur dhe proçesi i fiskalizimit, që për bizneset do të nisë më 1 Shtator 2021. Ministrja Denaj listoi hapat që biznesi duhet të ndjekë për tu adaptuar me proçesin.

“Duhet të merrni një certifikatë elektronike, e cila ju shërben për të gjitha shërbimet e administratës publike. Së dyti, është software, i cili në faqen e administratës tatimore janë të licencuara të gjithë kompanitë deri më tani, deri në momentin që ju do aplikoni do të ketë kompani të tjera, do ta zgjidhni ju kush është kompania që ka kosto më të mirë dhe ju pëlqen cilësia. E vetmja ftesë është të mos e shikoni me skepticizëm, nuk është çështja e rritjes së kostove, është përmirësimi dhe digjitalizimi i informacionit, por mos e lini në moment të fundit”, përfundoi Denaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kostot e instalimit janë të larta"

Fiskalizimi nis me biznesin e madh

Negociojmë 2020-ën për transaksionet

Denaj: Më 2021, të gjitha faturat elektronike!