MENU
klinika

“Porta e Dragoit”

Pse pallatet e Hong-Kongut kanë në mes gropa më mëdha?

11.01.2021 - 04:24

Disa pallate të mëdhenj në Hong Kong janë “të shpuar” në mes! Kjo ka ardhur si rrjedhojë e një zgjedhje të veçantë arkitekturore që respekton arsye filozofike dhe shpirtërore. Bëhet fjalë për porta të mëdha që janë emërtuar si “Portat e Dragoit” që shërbejnë për të lejuar kalimin e shpirtrave të dragonjve nga malet drejt oqeanit.

Dragonjtë në Kinë dhe në kulturën aziatike, janë krijesa mitologjike që konsiderohen si përcjellës të dijes, kurajos dhe prosperitetit. Sipas legjendës , shpirtrat e dragonjve ndodhen në male dhe fluturojnë drejt detit.

Ndërkohë, Hong Kong është i ndërtuar në një pozicion hapësirën mes maleve dhe detit, ndaj edhe për të mos penguar procesin e lëvizjes së dragonjve, në ndërtesat gjigande jaën krijuar ato që njihen si “Portat e Dragonjve”.