MENU
klinika

COVID-19

Pse të moshuarit duhet të kenë më shumë kujdes kur mbajnë maskë?!

29.01.2021 - 10:46

Maskat janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Përveçse janë me detyrim, mbrojnë shëndetin tone dhe të tjerve përreth nesh.

Tashmë jemi mësuar me përdorimin e saj, por a keni menduar ndonjëherë se si ja dalin të moshuarit?! Në fakt, për sa ju përket personave të moshuar maska ju pengon shikimin dhe ata mund të pengohen, ndërsa janë duke ecur.

Nëse shikimi i tyre është i paqartë, atëherë maska shkakton rrezik, sidomos kur janë duke zbritur shkallët.

Të moshuarit gjithmonë paraprijnë pengesat që ju shfaq rruga, por kur mbajnë maskë në fytyrë janë të papërgatitur për këtë strategji. Gjithashtu kjo dëmton shikimin e tyre dhe mbajtjen e ekuilibrit.