MENU
klinika

Mirditë

Punimet për ujësjellësin dëmtojnë rrugën që lidh 3 fshatrat

16.01.2021 - 11:03

Dëmtimi i rrugës që lidh 3 fshatra në Mirditë nga punimet që janë bërë për ndërtimin e ujësjellësit ka ngritur në protestë banorët e zonës duke bllokuar për disa minuta Rrugën e Kombit.

Banoret e fshatrave Munuz, Rraje e zezë dhe Vele në Mirdite kanë bllokuar Rrugën e Kombit në dalje të Rubikut, në shenjë proteste për dëmtimin e rrugës së këtyre fshatrave. Banorët shprehen se dëmtimi është bërë nga një firmë që ka bërë ndërtimet dhe kanalizimet e ujësjellësit në zonë.

Ata shprehen të shqetësuar se rruga është bërë e pakalueshëm duke dëmtuar automjete e tyre, ndërsa deri tani askush nuk ka ndërhyrë për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Bllokimi i Rrugës së Kombit në dalje të Rubikut ka ndodhur për disa minuta, pasi ka ndërhyrë polica për të mundësuar qarkullimin normal të mjeteve. Kjo ka sjellë përplasje të banorëve me policinë, por që situata u normalizua shpejt.