MENU
klinika

Leli: Plazhi është kthyer si në Karaibe

Rama inspekton investimet në Lungomare

04.01.2021 - 13:09

Paraditen e sotme Kryeministri Edi Rama ka qenë në Vlorë, ku po merr formë Lungomare+ me 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral.

Sipas Ramës në këtë zgjatim do të ketë, pishinë olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësore, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje

“Po merr formë Lungomare+ me 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral, pishinën olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësore, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje”, thotë Rama.

Për inspektim së bashku me Ramën ka qenë edhe Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.

“Shëtitorja thuajse ka përfunduar në 95% të saj. E gjithë shëtitorja do të jetë e mbuluar me pisha. Ka funksionuar shumë mirë sistemimi i plazhit, me pjesën dekorative me atë natyrale. Kemi rreth 6 mijë metra katrore plazhe të krijuara. Standard plazhi me 5 yje. Plazhi është kthyer si në Karaibe”, tha Leli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmirësimet do të vijojnë dhe në Vlorë e Shkodër

Rama inspekton punimet e konvikteve në Korçë

"Fusni të bashkisë, paguajini dyfish"

Rama inspekton punimet, ironi me të rinjtë e papunë

“Të nxjerrim më të mirën e mundshme nga fatkeqësia”

Rama inspekton kantierin ku do ndërtohen 300 apartamente në Kavajë