MENU
klinika

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar 2 skema rimbursimi

Rama: Të diagonstikuarit me Covid mund ta marrin paketën e rimbursueshme…

04.01.2021 - 10:15

Personat që janë duke kaluar infeksionin Covid-19 mund ta marrin përmes platformës e-Albania paketën 100% të rimbursueshme për trajtimin ambulator në banesë. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video se si mund të aplikojnë online të gjithë të diagnostikuarit me Covid.

“Mirëmëngjes, me rinjoftimin se përmes aplikimit në E-albania mund të merret krejt kollaj paketa 100% e rimbursueshme për trajtimin ambulator anti-Covid19 në banesë”, shkruan Rama.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar 2 skema rimbursimi që varen nga shkalla e prekjes nga Covid. Skema e parë  është forma e lehtë nga infeksioni dhe qytetarët rimbursohen deri në 1650 lekë.

Ndërsa forma e mesme e prekjes së infeksionit rimbursohet deri në masën 10900 lekë. Formulari elektronik mund të plotësohet nga shtëpia. Qytetari mund të njoftohet me SMS ose e-mail për kodin e recetës së mjekut apo përgjigjen e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN