MENU
klinika

“Lëvizje me zinxhirë ose goma dimërore”

Reshje bore në Korçë, temperaturat deri në -7

15.01.2021 - 09:21

Reshje intensive bore janë regjistruar gjatë natës në Qarkun e Korçës.

Dëbora, e shoqëruar me erë të fortë në zonat malore ka nisur përgjatë intervalit të orës 19:00 deri në 02 të mëngjesit, ndërsa trashësia e saj varion nga 10-20 cm.

Autoritetet rrugore janë angazhuar për mbajtjen e rrugëve të hapura për qarkullimin e mjeteve, duke bërë kriposjen e tyre apo dhe pastrimin e dëborës. ndërkohë që temperaturat vazhduan që të uleshin, ndërsa në orët e mëngjesit kanë shkuar deri në – 7 gradë celsius.

Po ashtu, autoritetet kanë paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me zinxhirë ose goma dimërore.