MENU
klinika

"Vendet e rrezikshme"

Romakët, as e kishin idenë e higjenës!

27.01.2021 - 17:11

       Qytetërimi grek dhe ai romak, janë gjithmonë pikë referimi për modernitetin. Arti, filozofia dhe shkenca patën hove të vrullshme, duke hedhur themelet e asaj çfarë ne jemi sot. Kultura greko-romake sërish vijon të ketë enigma dhe zbulimet, nuk i reshtin surprizat./Konica.al

Romakët ishin ndjekës të denjë të helenëve në fushat e shkencës, filozofisë dhe arteve, duke kontribuar vendosmërisht në evolucionin e civilizimit perëndimor. Anasjelltas proporcionale ishte përparimi i romakëve të lashtë në fushën e higjenës.

Pse tualetet publike në Romën antike, konsoderoheshin si vendi më i rrezikshëm i qytetit? Çfarë ishte “sfungjeri i drurit”, që ata e përdornin për higjenën personale?

Në Romën e lashtë, tualetet publike nuk kishin asnjë lidhje me banjot e famshme romake, që ishin vende çlodhjeje dhe përtëritjeje për qytetarët.

Tualetet ishin vende të tmerrshme. Në zonat e rrethuara, që gjendeshin në pjesë të ndryshme të qytetit, kishte pesëdhjetë legenë, njëri pranë tjetrit, pa asnjë ndarëse. Këto ishin struktura të vogla guri me një hapje në qendër, që lidheshin me sistemin e kanalizimeve të qytetit. Përveçse aspak komode, ishin jashtëzakonisht të rrezikshme.

Problemi kryesor ishte se, thuajse asnjëherë nuk pastroheshin, duke u shndërruar në vend grumbullimi gjigant mikrobesh. Shumë shpesh, minjtë dhe brejtësit e tjerë “kërcenin” nga legenët e vegjël, duke kafshuar qytetarët e pafat në vendet intime. Shumë burra infektoheshin dhe vdisnin nga traumat, ndërsa të tjerë vuanin nga dhimbjet dhe terapitë e dhimbshme.

Procesi i neveritshëm i vizitës në tualet, megjithatë, nuk mbaronte këtu. Në vend të shpikjes moderne të letrës higjienike, për t’u pastruar përdorej e ashtuquajtura ”xylospongium”. Ishte një copë druri i gjatë, me një sfungjer lidhur rreth. Në çdo tualet kishte vetëm disa të tillë, që i mbështesnin në një burim me ujë të ndotur. Qytetarët i lagnin, i përdornin dhe më pas i vendosnin përsëri në vend. Ashtu si legenat, sfungjerët nuk pastroheshin kurrë. Natyrisht, romakët kishin kombinuar vizitën në tualet me diçka të pakëndshme. Sidoqoftë, në vend që t’ia atribuojnë sëmundjet dhe sulmet e brejtësve të egër, mungesës së higjenës, romakët preferuan të besojnë se ishin pasojat e zemërimit të perëndive.

Në këtë drejtim, filluan edhe mënyrat e trajtimit të tyre.

Gdhendnin magji në mure, për të zmbrapsur shpirtrat e këqij. Disa madje, i dekoruan me afreske të tëra të perëndive. Arkeologët kanë gjetur qindra përshkrime të perëndeshës Fortuna, perëndeshë e fatit, në rrënojat e tualeteve të lashta. Një praktikë tjetër e zakonshme, e romakëve, ishte të vizatonin karikatura qesharake në mure. Mendonin se e qeshura largonte demonët dhe se, nëse do të qeshnin ndërsa ishin ulur në legen, do të kishte më shumë të ngjarë të mbijetonin.

U deshën shumë shekuj, për të kuptuar se ajo që ata vërtet kishin nevojë, ishin rregullat themelore të higjienës. Por, kaluan më shumë derisa t’i zhvillonin e të mësonin sesi t’i zbatonin në mënyrë efektive.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit