MENU
klinika

Sozia 100-vjeçare e udhëheqësit

Rrëfehet dublanti: Isha unë Stalini, ati i madh i popujve!

19.01.2021 - 11:47

        Kur kushdo mendonte se po shihte të moshuarin “udhëheqësin e popujve”, në të vërtetë shihnin një 24-vjeçar degestanez!

 

Në kohën kur i riu Feliks Dadaev, nga një fshat i Dagestanit, ishte bërë paraqitja identike e Jozef Stalinit, ekzistonin edhe tre të tjerë. Për herë të parë ideja për sozi i lindi Nikolai Vlasikut, në vitet 1920, kur u bë Shefi i Sigurisë në Kremlin. Stalini kishte shumë armiq politikë dhe dalja e tij në takime publike nuk ishte e sigurt. Për çudi, frika për sigurinë u konfirmua. Sozinë e parë, kaukazianin Rashidov, e hodhën në erë me bombë, kur kortezhi i tij po kalonte Sheshin e Kuq. Gjithsesi, fati i Dadaevit qe krejt ndryshe. Ai, jo vetëm që heshti për 55-vjet, duke ia fshehur të vërtetën edhe familjes, por vazhdon të jetojë! Është 100 vjeç./Konica.al

Dadaev lindi në vitin 1920 në fshatin malor Kazi-Kumukh dhe, pasi bëri jetën e një bariu që fëmijë, filloi një stazh praktike në një argjendari. Mirëpo, pasioni i vërtetë ishte kërcimi. U zhvendos në kryeqytetin çeçen, Grozni, ku filloi të merrte mësime baleti dhe, më vonë, kur familja u zhvendos në SSR të Ukrahinës, e thirrën për të luajtur në ansamblin shtetëror.

Shteti u interesua për dhuntitë natyrore të 20-vjeçarit: ai vallëzonte, bënte numra shpejtësie, bënte hile, etj., por mbi të gjitha, kishte ngjashmëri të jashtëzakonshme me ikonën e vendit.

“Kur isha i ri, ngjaja tmerrësisht shumë me udhëheqësin e të gjitha kohërave dhe popujve, aq sa barinjtë e tjerë të malësisë më ngacmonin për këtë, duke më quajtur Soso [në gjeorgjisht për “Josif”]. Shtiresha sikur e kisha bezdi, por thellë në zemër isha krenar që kisha një ngjashmëri me atin e madh të të gjithë popujve!” – kujton Dadaev.

Fati i Dadaev u vulos kur filloi lufta: i riu u dërgua të performonte me trupën e vijës së frontit, për të ngritur moralin e ushtarëve. Fama e tij arriti deri në majën e piramidës së Partisë Komuniste, por është vështirë të thuash nëse NKVD-ja do të kishte treguar të njëjtin interes ndaj Dadaevit, nëse nuk do të ishte plagosur rëndë në një sulm armik dhe të deklarohej i vdekur: “Në spital u dorëzuan shtatë trupa, por siç doli, dy kishin qenë gjallë! Unë isha njëri prej tyre”. Megjithatë, gabimi nuk u regjistrua menjëherë. Familja e Dadaevit mori një letër nga morgu, ku informohej se ai kishte vdekur në fushën e betejës. Vdekja aksidentale qe si një dhuratë për zbulimin sovjetik. Në vitin 1943, Dadaevit iu shtrua një darkë e bollshme, duke i shpjeguar se çfarë pritej prej tij. Si fillim, ai duhej të tërhiqte vëmendjen në vendin e duhur në kohën e duhur, për shembull, duke dalë nga Kremlini dhe duke hipur në një automjet./Konica.al

Të bëhej Stalini

“Në të vërtetë, unë isha një sozi 100 për qind e Sosos! Ishim njësoj në gjatësi, kishim njëlloj zërin dhe hundën. E vetmja gjë që na dallonte ishin veshët, por ndryshimi nuk ishte shumë i vështirë…”.

Për t’u bërë sozi bindëse, dagestanezi duhej të shtonte 11 kilogramë, të zverdhte artificialisht dhëmbët (Stalini ishte duhanpirës i madh) dhe të kalonte disa muaj nën mbikëqyrjen e NKVD-së, duke mprehur në përsosmëri imitimin, intonacionin dhe lëvizjet e Stalinit. Për këtë i duhej të shikonte orë të tëra me xhirime filmike. Megjithëkëtë, ekzistonte një ndryshim serioz: Stalini i vërtetë dhe sozia, kishin gati 40-vjet diferencë moshe.

“Në atë kohë, nuk kishin atë lloj operacioni plastik që bëjnë sot. KLisha një grimier, por ai s’mund të rrinte gjithë kohës me mua. Kështu që duhej të mësoja ta bëja vetë variolën [që nga fëmijëria, fytyra e Stalinit ishte e mbushur me njolla lie]: Së pari, do të vendosja një shtresë kafe, të ngjashme me nxirjen e diellit, më pas merrja një furçë të thjeshtë zonjash me dhëmbë metalike dhe e shtypja thellë mbi fytyrë, për të krijuar gropëzat e fytyrës. Kur thahej pudra, aplikoja grimin, – shpjegon Dadaevi. – Do të ecja gjithë ditën me atë grim, për ta pastruar gjithçka vetëm në darkë”. Vetëm një rreth i ngushtë konfidencial, ishte në dijeni të së vërtetës. Dadaevit iu desh të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti, duke e ndaluar të komunikonte edhe me familjen e tij.

 

Një shënjestër atentatesh

Kur Dadaevi kaloi provën e parë me sukses, iu dha një detyrë e re – të shfaqej para turmës, i rrethuar nga anëtarët e tjerë të partisë.

“Qëllimi kryesor ishte të provoja dhe të mbaja një takim prove, në heshtje të plotë, gjoja “udhëheqësi nuk është në humor për muhabet”, por nëse do lindte nevoja të flisja, do ta bëja sa më shkurt dhe, natyrisht, duke përdorur zërin e Josif Visarionoviçit. Ky ishte, mbase, misioni im më i lehtë deri më sot”.

Kjo hapi derën për t’u besuar në detyra më serioze, të tilla si vizitat shtetërore nga delegacione të huaja, duke u filmuar për brezat e ardhshëm, duke lexuar raporte në radio, duke u parë në paradën e Sheshit të Kuq në festimin e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, duke përshëndetur me dorë turmat nga Mauzoleumi etj. Dhe askush, nuk pikasi gjë! Misioni më i rëndësishëm për t’u përmbushur ishte nisja e kreut të shtetit të BRSS-së në Konferencën e Teheranit, më 1943.

“Dolën me idenë për dy fluturime: një për të tërhequr vëmendjen. Isha unë, i veshur si Stalini, duke u paraqitur në kohën e caktuar, hipa në makinë dhe u nisa për në aeroport me eskortën e sigurisë pas. Kjo ishte e gjitha, për ta bërë Stalinin (epo, sozia e tij) të shfaqej në radarë [të inteligjencës së huaj]”, – kujton Dadaev, i cili, pa dyshim nuk qe në takimin aktual të tre udhëheqësve në Teheran. Sidoqoftë, atje u krye një tjetër përpjekje për jetën e Stalinit.

Në jetën e tij, Dadaev u takua me Stalinin e vërtetë, vetëm një herë. Takimi zgjati jo më shumë se pesë minuta dhe u zhvillua në zyrën e pritjes së Stalinit. Dadaev, meqenëse ishte në gjendje shoku dhe frike, kujton veçse detaje të vogla: “Përveç buzëqeshjes së Josif Visarionoviçit, si dhe tundjen e rëndë të kokës për miratim, nuk munda të memorizoja asgjë tjetër”.

Pas vdekjes së Stalinit, nuk kishte më nevojë për sozi, si rrjedhojë Dadaev iu rikthye aktrimit… ngriti një komedi lëvizëse, duke dhënë shfaqje në të gjithë vendin. Deri në vitin 1996, informacionet që kishin të bënin me sozinë ishin çështje “top-sekrete”, mjaft të përmendet fakti dosje personale e klasifikuar, mbajtur diku në kupolat e KGB-së. Kur u hoq vetoja, gjithçka u bë publike, por edhe këto, vite më vonë, Dadaev shprehet se, ende nuk mund të zbulojë të vërtetën e plotë. Kësaj çështjeje i ishte kushtuar vetëm një kapitull në librin e tij./Konica.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit