24.01.2021 - 13:21
Një 78-vjeçar në Izrael kishte humbur shikimin 10 vjet më parë për shkak të një sëmundje në kornea. Por tashmë me teknologjinë modern në zhvillim të përditshëm ai mundet të shohë sërish.
Jamal Furani është personi i parë në botë që iu nënshtrua një trampianti të korneas, e cila iu vendos direkt në sy, pas një operacioni që zgjati për më shumë se 1 orë.
Tashmë i moshuari është në gjendje të njohë të afërmit dhe madje të lexojë.
Implanti, quhet KPro dhe është i përbërë nga një material nano-sintetik jo i degradueshëm që vendoset nën një membranë të hollë që mbulon sipërfaqen e qepallës dhe sklerën, e cila është zona e bardhë e syrit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Studimi i bërë viral