MENU
klinika

Pasuri marramendëse!

Si ia doli Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në planet?

08.01.2021 - 10:25

Elon Musk është bërë njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij ka kaluar 185 miliardë dollarë, raporton BBC. Sipërmarrësi i Tesla dhe SpaceX ka zhvendosur nga froni themeluesin e Amazon, Jeff Bezos. Pasuria e tij arriti në nivele stratosferike pasi kompania Tesla kapi një vlerë tregu prej plot 700 miliardë dollarë. Kjo do të thotë më shumë se Toyota, Volkswagen, Hyundai, GM dhe Ford së bashku. Vetë miliarderi ekscentrik reagoi shkurt duke thënë: ‘Sa e çuditshme’. Pronari i një biznesi- që sapo ka regjistruar fitimin e parë vjetor- dhe që është shumë i vogël në krahasim me Toyota apo Amazon- tani është njeriu më i pasur në botë.

Kjo vjen thjesht fakti se çmimi i aksioneve të Tesla është rritur më shumë se shtatë herë gjatë vitit të shkuar, çka e ka dërguar pasurinë e Musk në qiell, duke kaluar atë të Jeff Bezos.

Të besosh se vlera e një kompanie, që prodhon makina elektrike mund të rritet kaq shpejt në vetëm 12 muaj, është shembulli përfundimtar i bollëkut irracional.

Kjo do të thotë se Musk duhet të tregojë brenda pesë viteve të ardhshme se Tesla mund të sjellë më shumë fitime se e gjithë pjesa tjetër e industrisë motorike e kombinuar për të justifikuar vlerën e saj.

Mbani mend, adhuruesit e tij të shumtë do të theksojnë se manjati i çuditshëm i ka nxjerrë blof shpesh skeptikët që kanë vënë bast se ai do falimentojë.

Dhe mos harroni se 20 vjet më parë, një tjetër vizionar i teknologjisë po shihte me sy katastrofën kur shpërtheu flluska e kompanive të internetit dhe fitimet e mëdha dukeshin një ëndërr e largët- por Jeff Bezos ia doli që t’i bënte shumë të pasur ata që kishin vënë bast për Amazon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”