MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund të trajtohet psoriaza e kokës?

06.01.2021 - 09:37

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si mund të trajtohet psoriaza e kokës?

Mjeku: Një nga shkaktarët kryesore të zbokthit është psoriaza. Në këtë postim do t’ju paraqesim disa mënyra se si t’i trajtoni problemet e zbokthit dhe psoriazës.

Bëni disa ndryshime në stilin e jetesës:

Menaxhoni stresin
Shmangni përdorimin e shampoove me përbërës të ashpër dhe me kimikate
Lajini flokët shpesh
Nëse kjo gjendje vazhdon për një kohë të gjatë dhe ju shkakton kruarje të forta dhe të vazhdueshme duhet të konsultoheni patjetër me një dermatolog.

Nëse zbokthi është i butë dhe sipërfaqësor :

Krihuni me një krëhër të imët që të hiqni “luspat” e zbokthit nga koka
Përdorni shampoo kundra zbokthit
Përdorni acid salalicilik për heqjen e qelizave të tepërta në lëkurën e kokës. Vaji Tea Tree ka veti anti fungale dhe anti bakteriale. Hidhni 5 pika në shampoon tuaj.
Lajeni kokën 3 herë në javë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.