MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund t’i heq pikat e zeza?

04.01.2021 - 09:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Jam një djalë 17 vjeç, kam afërsisht që në moshën 12-13 vjeç pika të zeza jo puçrra, si mund t’i heq?

Mjeku: Pikat e zeza ose komedonet janë sekrecione yndyrore të poreve të lëkurës dhe papastëri të sipërfaqes së saj nga ambienti i jashtëm. Këto komedone mbyllin poret e lëkurës duke penguar sekretimin e tyre normal dhe duke shërbyer si ambient i përshtatshëm për zhvillimin e mikrobeve të cilët më pas japin aknen.

Një metodë për trajtimin e pikave të zeza është heqja mekanike e tyre. Kjo realizohet në klinikat dermato-estetike, në kushte sterile, pas trajtimit me masazh dhe avull të cilat ndihmojnë hapjen e poreve. Nuk lejohet të punohet me këtë metodë në rastet kur ka filluar inflamimi dhe infeksioni i lëkurës.

Në sqarimim e mësipërm se ç’janë pikat e zeza, që juve ju shqetësojnë, unë ju kam sqaruar sesi formohen, duke dashur t’ju ndihmoj si t’i parandaloni ato, dmth të bëni larje të shpeshtë të fytyrës për të eliminuar yndyrën dhe papastëritë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.