MENU
klinika

Keni dëgjuar ndonjëherë për "dietën teknologjike"?

Si të qëndrosh larg telefonit

16.01.2021 - 10:13

Keni dëgjuar ndonjëherë për ‘Digjital Detox’?

Është një zgjidhje që lidhet me detoksifikimin e një personi nga paisjet teknologjike dhe sociale. Duke marrë parasysh sesa të lidhur jemi bërë së fundmi me paisjet teknologjike dhe platformat sociale, detyruar edhe nga karantina, duhet të dini që ka mënyra për t’u larguar e për t’iu kthyer realitetit shëndetshëm.

Detoksi digjital i referohet largimit vullnetarisht nga përdorimi i paisjeve të përditshme si: celular, tablet, PC. Kjo metodë ka lindur nga nevoja e personave për t’u shkëputrur nga përdorimi i shpeshtë me pasoja dramatike i teknologjisë. Kjo formë largimi nga bota virtuale rekomandohet të përdoret nga të gjithë herë pas here. Është e nevojshme që çdo ditë të shkëputeni për pak orë nga telefoni.

Më tej po ju listojmë disa nga mënyrat që mund t’iu ndihmojnë të detoksifikoheni:

  • Fshini ato aplikacione që nuk i përdorni, por ju shkaktojnë gjithsesi shpërqëndrim në momente të caktuara.
  • Mbyllni njoftimet e parëndësishme.
  • Lëreni celularin në një distancë të sigurt që të mos bini pre e dëshirës për ta prekur për disa orë.
  • Përqëndrohu tek interesat e tu jashtë mediave sociale dhe mundohu t’i takosh njerëzit nga afër, shmang sa të mundesh komunikimin virtual.
  • Planifiko ditën. Krijo sa më shumë hapsira për gjërat që do të bësh dhe celularin rendite në sa më pak hapsira.
  • Mos shko të flesh me telefonin pranë.
  • Nëse i zbatoni të gjitha këto i pari përfitim që do merrni do jetë relaksimi i mendjes dhe trupit, për më tepër do keni hapsirë më të madhe për t’ju dedikuar vetes dhe të tjerëve.