MENU
klinika

Google ruan automatikisht të dhënat

Si të shihni dhe fshihni gjithë çfarë Google di për ju?

23.01.2021 - 08:20

Google ruan automatikisht të gjitha të dhënat tuaja sapo identifikoheni (sign in) – duke filluar nga historiku i këkimeve dhe lundrimit në internet, vendndodhja përmes Google Maps e deri te historiku i videove në YouTube.

Bazuar te këto të dhëna, Google shfaq reklama për ju, sugjeron web-series, njeh restorantet tuaja të preferuara dhe shumë, shumë gjëra të tjera. Sidoqoftë, gjiganti i teknologjisë ofron një mjet për të parë, ekzaminuar dhe fshirë të dhënat në serverat e tij.

Për të parë se çfarë Google di për ju si edhe për të menaxhuar të dhënat, veproni si në vijim:

1. Shkoni te Google.com.
2. Teksa jeni të regjistuar, klikoni ikonën në formë rrethi në këndin e sipërm të djathtë (fotoja juaj në email).

Si të shihni dhe fshihni gjithë çfarë Google di për

3. Klikoni “Manage your Google account”
4. Klikoni te “Data & Personalization”, ku do të shihni “Activity Controls”

Si të shihni dhe fshihni gjithë çfarë Google di për

5. Klikoni te “My Activity” te “Activity and timeline”

Si të shihni dhe fshihni gjithë çfarë Google di për

Pas këtyre hapave, do t’ju shfaqen të gjitha të dhënat që Google di për ju. Përmes opsioneve “On” dhe “Off” mund të zgjidhni që motori i kërkimit të ruajë ose jo aktivitetin tuaj në Web dhe aplikacion, historikun e vendodhjes apo atë të YouTube-it.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kompania përballet me hetime për praktikat e...

Google përsëri në shënjestër të Komisionit Evropian


Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”