MENU
klinika

Elbasan

Situata e motit/ Probleme nga rrëshqitjet në disa rrugë

12.01.2021 - 09:34

Situata me motin në qarkun e Elbasanit po i rikthehet normalitetit, pasi nuk kemi pasur reshje shiu.

Vazhdojne disa problematika ne akset rrugore. Ne aksin rrugor Elbasan-Qafe Thane ne Pishkash vazhdon prezenca e firmes kontraktuese per pastrimin nga inertet dhe aluvionet qe bien here pas here.

Ne aksin rrugor Elbasan-Gjinar ne Derstile qarkullimi kryhet ne nje krah pasi kemi shembje dhe rruga ka ceduar. Nga firma kontraktuese po mbushet me material deri ne percaktimin e sakte te shkakut te cedimit. E njejta problematike eshte dhe ne aksin rrugor Librazhd-Stebleve ku ne km 5 kemi cedim te rruges dhe firma kontraktuese ben mbushjen me material te saj.

Lumenjte diten e sotme kane pasur prurje me te vogla se diten e djeshme pra nen nivelin mesatar por gjithsesi jane nen monitorim. Aktualisht uji eshte terhequr nga siperfaqet e permbytura diten e djele dhe nuk kemi me siperfaqe nen uje.

Furnizimi me energji elektrike pritet te rikthehet energjia ne disa familje ne Nj. A Lunik bashkia Librazhd. Gjithashtu pritet rikthimi energjise diten e sotme edhe ne fshatin Polis Vale Nj.A Shushice.

"Viktima nuk ka pasur armë, qitësi jo më larg se 1 metër"

Del akt-ekspertimit për vrasjen e Xhuvanit

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini