MENU
klinika

Ndeshjet me tifozë?

Tenistët lënë karantinën në Australian Open

29.01.2021 - 13:38

Tenistët pjesëmarrës në grand slam të Australian Open lanë hotelet ku kanë qëndruar për 2 javë në karantinë. Ishte një masë e detyrueshme e vendosur nga organizatorët e këtij turneu, si pasojë e rregullave anti-Covid që aplikohen në Australi.

Tenistët e parë mbërritën në Melbourne dhe Adelaide më 14-15 janar, lanë hotelet të premten në mëngjes. Ndërsa deri të dielën numri i atyre që përfundojnë karantinën është rreth 500 tenistë, trajnerë dhe staf.

Nga karantina dolën edhe Novak Djokovic, Rafael Nadal e Serena Williams. Gjatë një ndeshje dyshe thjesht për shfaqje, ku i pranish ishte edhe numri një në botë Djokovic, në tribuna janë vënë re edhe spektatorë. Një shenjë që tregon se gjatë turneut që fillon më 8 shkurt do të kemi të pranishëm edhe tifozë, ndonëse në numër të kufizuar dhe të vendosur larg fushës.

Rafael Nadal, fitues i 20 grand slam në karrierën e tij, ka shansin të kalojë këtë shifër. Ai ndan kreun bashkë me Roger Federer, por spanjolli nuk e ka fiksim rekordin, mendon se herët a vonë do të vijë vetë. Pretendenti kryesor për të fituar Australian Open te meshkujt është Novak Djokovic, te femrat janë disa kandidate.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN