MENU
klinika

Të dhënat e para

Tërmet në Greqi/ Lëkundje në zonën e Kretës

22.01.2021 - 10:46

Një tërmet me magnitudë 4.6 goditi sot Greqinë në zonën midis Kretës dhe Kasos, bën me dije Instituti Gjeodinamik i Athinës.

Tërmeti u regjistrua në orën 8:57 të mëngjesit, 49 kilometra në Veriperëndim të Kasos, me një thellësi prej 27.5 km.

Fatmirësisht nuk ka raportime për njerëz të lënduar apo dëme të konsidrueshme materiale. Një ditë më parë një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter goditi Qipron.

Greqia është një ndër zonat më aktive sizmike të botës dhe tërmetet janë të zakonshëm, por fatalitetet nuk janë të shpeshta.