Përdoruesit e TikTok që janë nën moshën 16-vjeçare, do të kalojnë automatikisht në statusin private pas ndryshimit të politikave të këtij rrjeti social.
Aplikacioni kinez thotë se këto ndryshime bëhen për të përmirësuar sigurinë e fëmijëve në rrjetet sociale.
Gjithashtu, përdoruesit e tjerë do ta kenë të ndaluar që të shkarkojnë çdo video të publikuar në TikTok nga personat nën 16 vjeç.
Përdoruesit e moshave nga 13-15 vjeç do të jenë në gjendje që të zgjedhin vetë miqtë që duan të komentojnë në profilin e tyre dhe do të kenë mundësinë gjithashtu që të bëjnë videot publike nëse duan.
Por llogaritë e këtyre përdoruesve nën 16 vjeç, nuk do t’u shfaqen si sugjerim përdoruesve të tjerë.
Ndryshimet e TikTok vijnë pas kritikave se ky rrjet social nuk garanton sigurinë e përdoruesve të mitur.
Një rregullore e re e fundit dhe shumë e rëndësishme është lidhja e llogarive të prindërve me ato të fëmijëve të tyre, në mënyrë që të ketë më shumë kontroll mbi përmbajtjen me të cilën përdoruesit e rinj të aplikacionit vijnë në kontakt.