MENU
klinika

Rrëshqet aksi Vlorë-Orikum, banorët: Jemi ankuar, por…

Tjetër rrugë me probleme në aksin që mirëmban “Salillari”!

19.01.2021 - 09:23

Një tjetër aks rrugor në Jug të vendit që mirëmbahet nga kompania “Salillari” rrezikon të ketë të njëjtin fat me atë të rrugës në Borsh dhe të disa rrugëve të tjera.

Aksi nacional Vlorë-Orikum ka pësuar dëmtime të shumta në kilometrin e 7-të të tij. Në vendin e quajtur “Zhironi”, rruga ka pësuar një shkëputje të lehtë duke krijuar një disnivel. Ndërkohë, banorët e zonës shprehen se firma e cila e mirëmban rrugën, “Salillari”, nuk ka ndërmarrë asnjë masë për parandalimin e shkëputjes së mëtejshme të rrugës, por ka hedhur vetëm pak beton në pjesën e çarë të rrugës.

“Këtu vetëm një korsi e rrugës ka mbetur, sepse gjysma tjetër ka rrëshqitur. Unë kam njoftuar disa herë firmën ‘Salillari’. Kanë ardhur këtu e kanë parë dhe kanë thënë se do të rregullohet. Ndërkohë, erdhën dhe sollën një makinë me zhavorr. Ai nuk bën asgjë. Sa bien shirat, zhavorri ikën poshtë dhe rruga ndërkohë ka rënë rreth 1 metër nga niveli fillestar. Kanë vendosur dy tabela këtu dhe tjetër njeri nuk duket nga firma fare. Këtu sa vjen dhe më shumë dhe rruga po bie. Me këtë ritëm i bie që nesër vlonjatët për të ardhur në Orikum t’i bien nga deti me skaf, sepse këtu nuk kalohet. Kjo duhet të rregullohet një orë e më parë”, tha një prej banorëve të zonës.

Ndërsa një tjetër banor u shpreh se disniveli i shkaktuar në rrugë për shkak të rrëshqitjes së aksit dhe mosndërhyrjes është bërë edhe rrezik për aksidente automobilistike.

“Kjo rrugë është çarë komplet. Para disa ditësh këtu desh u bë edhe një aksident. Kemi edhe dëmtime poshtë te hoteli për shkak të masivit të dheut që lëviz këtu. I kemi marrë në telefon, u kemi thënë për të ardhur. Vijnë e shohin, hedhin pak llaç aty dhe dy lopata zhavorr dhe e lejnë për gjysmë. Duhet ndërhyrë, nuk pret. Ato dy tabelat që kanë vendosur aty ata nuk hynë në punë fare. Është një rrugë shumë me rrezik, ndaj i kërkojmë kompanisë ‘Salillari’ që të vijë e të ndërhyjë, sepse nuk pret”, u shpreh një tjetër banor i shqetësuar pasi disa metra më tej i rrezikohej biznesi. Ndërsa një tjetër banor i zonës shprehet se ky aks paraqet të njëjtin problem prej vitesh. Kompania, sipas tyre, nuk ndërmerr masa serioze, por vetëm provizore.

KONTRATA

Më 1 janar të vitit 2017 kompania “Salillari” firmosi kontratë 5-vjeçare me ARRSH-në për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e 1300 km akse rrugore. Vetëm për rrugën Vlorë-Gjirokastër, me gjatësi 350 km, kompania “Salillari” ka marrë 13.7 milionë euro, por situata faktike që paraqitet në disa segmente të rrugës tregon qartë se kompania kontraktore (“Salillari”) nuk i ka përmbushur detyrimet për të cilat merr miliona euro nga taksapaguesit shqiptarë.

Probleme me energjinë elektrike

OSHEE lë në terr 400 familje në Gjirokastër

Rama ndan pamjet e atmosferës festive

Saranda ndez dritat e festave!

Bashkia, njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Vlora në pritje të reshjeve të dendura

Sa do paguajnë qytetarët

Rritet çmimi i ujit për 12 bashki

“Travel off Path”: Shqipëria, parajsa mesdhetare

Vlora, qyteti bregdetar i mbushur me brigje mahnitëse