Mirë se vini në botën e vitit 2021. Një vit tjetër që duket se do të formësohet nga trendet e nisura në fillim të vitit 2020 nga pandemia shkatërruese për ekonominë.
Duke filluar nga mënyra sesi njerëzit blejnë e deri te mënyra e argëtimit, pothuajshe asnjë aspekt i jetës nuk ka mbetur i pandikuar nga përhapja globale e koronavirusit.
Kjo, do të ketë ndikim të madh edhe në teknologjinë që do të përdoret më 2021. Për një vit, COVID-19 e ka shtyrë botën në një të ardhme shumë të ndryshme.
Po të shikosh përpara, duket se pandemia do të vazhdojë të përshpejtojë këto trende të teknologjisë, të cilat veçse ishin në proces. Përvetësimi i sjelljeve të reja teknologjike në përgjigje të realitetit të imponuar nga COVID-19 tashmë ka arritur nivele që nuk priteshin për disa vjet, duke transformuar dhe përshpejtuar zhvillimet në sektorë si kujdesi shëndetësor, arsimi dhe shitja me pakicë.
“Të dhënat e fundit tregojnë se brenda tetë javësh ne kemi kapërcyer pesë vjet përpara në adoptimin digjital të konsumatorit dhe biznesit”, deklaroi firma globale e këshillimit, McKinsey.
Derisa njerëzit në shumë vende po e gjejnë veten papritmas në një të ardhme të re, pandemia gjithashtu po përshpejton trendet negative të teknologjisë, nga përhapja e informacionit të rremë në internet te robotizimi.
Në të gjithë botën robotizimi mund të lë shumë njerëz të papunë apo në kërkim të punës, duke nxitur një nevojë të shpejtë për zgjidhje.
Këto janë pesë trendet që duhet t’iu kushtoni vëmendje gjatë vitit 2021.