20.01.2021 - 11:58
Janë luajtur vetëm dy ndeshje në mëngjesin e sotëm në NBA. Skuadra e Utah Jazz mposhti 118-102 New Orleans Pelicans, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.
Ndeshje e mirë e Jazz, me Mitchell që realizoi 28 pikë, ndërkohë që diferencën e bënë lojtarët e stolit, që realizuan 54 pikë. Fiton edhe ekipi i Denver, 119-101 ndaj Oklahoma, sfidë e dominuar nga basketbollistët e Nuggets.
7 lojtarë të Denver realizuan mbi 10 pikë, me Jokic që bëri diferencën me 27 pikë e 12 rebound, më i miri në fushë. Pavarësisht se 14 ndeshje janë shtyrë, NBA nuk do të ndalet, por do të vijojë me të njëjtin ritëm.