MENU
klinika

Me rastin e ditëlindjes!

Victoria Beckham i bën dedikimin plot dashuri partneres së djalit

10.01.2021 - 12:18

Ditën e sotme partnerja e Brooklyn Beckham, Nicola Peltz feston 26-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë ajo mori një urim shumë special nga vjehrra e saj e ardhshme, Victoria Beckham. Kjo e fundit publikoi në Instagram një foto, në të cilën shfaqej përkrah Nicola-s, Brooklyn dhe bashkëshortit të saj, David Beckham.

Gëzuar ditëlindjen Nicola Peltz. Ne të duam shumë shumë dhe puthje nga të gjithë ne”, shkroi Victoria përkrah fotos.

Ndërkohë nuk mungoi as një mesazh urimi nga Nicole, që ishte po aq i ngrohtë sa fjalët e Victoria-s.

Edhe unë ju dua të gjithëve ju më shumë nga ç’mendoni”, ju përgjigj Nicola vjehrrës së saj në postim.

Aktorja e njohur ka krijuar një lidhje shumë të ngushtë me gjithë familjarët e Brooklyn gjatë marrëdhënies me të. Brooklyn Beckham dhe e fejuara e tij, Nicole Peltz, u detyruan që të shtynin dasmën e tyre nga shtatori i 2021 në 2022. Por dyshja kanë përgatitur gjithçka për të mbrojtur pasuritë e mëdha të familjeve të tyre para se të bëhen burrë e grua. Sipas raportimeve Brooklyn dhe Nicole kanë nënshkruar një marrëveshje para martesës.

Çifti kanë rënë dakord që në rast se ndahen do të marrin gjithçka që kanë kontribuar, duke përfshirë pronat dhe pasuritë e tyre. Prindërit e Brooklyn, Victoria dhe David Beckham, kanë një pasuri prej 335 milionë paund, ndërsa babai i Nicole, që është biznesmen ka një llogari prej 1.1 milard paund në bankë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN