MENU
klinika

Arsye sigurie

WhatsApp në desktop nuk do të funksionon më me verifikim biometrik

28.01.2021 - 12:18

Lidhja e WhatsApp me kompjuterin ose shfletuesin desktop do të bëhet më e sigurte tashmë. Së shpejti nëse keni të aktivizuar identifikimin biometrik në telefon, duhet të hapni aplikacionin në celular përpara se ta lidhni me kompjuterin desktop.

Kompania thotë se sistemi i ri bëhet me qëllim që nëse dikush merr në kontroll telefonin, nuk mund të lidhë llogarinë me një kompjuter desktop.

Sistemi i ri do të jetë i aktivizuar automatikisht në çdo iPhone me Touch ID ose Face ID në iOS 14 dhe çdo telefon Android me verifikimin biometrik.

Përdoruesit të cilët nuk kanë një metodë verifikimi biometrik do të lidhen si zakonisht.

Kompania tha se WhatsApp nuk ruan apo grumbullon informacionet biometrike të përdoruesve.

Përditësimi i ri do të jetë i disponueshëm në javët në vijim tha WhatsApp.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”