MENU
klinika

Zhytësit kanë gjetur fosile tepër të çmuara

Zbulohen fosilet miliona vjeçare

07.01.2021 - 12:39

Dhëmbët e lashtë të peshkaqenëve dhe fosilet e mamuthëve janë vetëm disa nga artefaktet e rralla që tërheqin paleontologët rusë në lumin Tobol të mbuluar me akull. Zhytësit guximtarë rusë kanë zbuluar fosile tepër të çmuara.

Dimri është stina më e përshtatshme për të bërë zbulime të rralla në ujin e ngrirë të lumit Tobol, në Kurgan të Rusisë. Këta zhytës guximtarë po kërkojnë kocka antike në lumin e pasur me fosile. Paleontologët synojnë të gjejnë dhëmbë të lashtë të peshkaqenëve, kockat e mamuthëve dhe kafshë të tjera të zhdukura.

“Midis gjetjeve tona të rralla ishte një kockë nga një luan shpelle – e cila është një gjë e rrallë ekstreme. Sa i përket Detit Turgai dhe periudhës së Liqenit Akullnajor Siberian Perëndimor, ne gjetëm dhëmbë fosile të peshkaqenëve. Ata janë të gjithë të çmuar dhe unike“,  tha paleontologu amator Yaroslav Makarov.

Në ujin e akullt është e vështirë të bësh kërkime, por avantazhi është cekëtia e lumit dhe transparenca.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe, përveç vështirësive të tilla, kur sheh diçka që askush tjetër nuk e ka parë përpara. Ato janë artefakte të dhjetëra mijëra apo miliona viteve më parë. Kjo të jep një kënaqësi të rrallë”, u shpreh Kryetari i klubit të zhytjes Sergey Kondrashin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN