MENU
klinika

"Kemi marrëveshje në parim me Shqipërinë për…"

Zgjerohet Greqia/ Mitsotakis: Edhe Edi Rama e quan të drejtë!

21.01.2021 - 08:20

Parlamenti i Greqisë votoi me votë thuajse unanime zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje, pa asnjë votë kundër.

Mediat greke raportojnë se “ky votim ishte një mesazh i fortë solidariteti kombëtar, duke aprovuar me një shumicë të madhe 284 deputetësh projektligjin për shtrirjen e ujërave territoriale në 12 milje detare në detin Jon”.

Ligji rrit territorin e vendit nga pika më veriore e ishujve Jon në Kepin Tainaro me 13,000 kilometra katrorë, gati 10% të sipërfaqes totale të vendit. Deputetët e partisë Komuniste dhe një deputet i partisë SYRIZA ishin prezentë, por nuk morën pjesë në votim.

Kryeministrisë i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, foli dje gjatë debatit dyditor në Parlamentin grek për zgjerimin me 12 milje, ku pjesën më të madhe të fjalës e zinin përplasjet me ish-Kryeministrin Tsipras në lidhje me çështjet kombëtare. Gjatë fjalës së tij, Mitsotakis u shpreh se ne po dyfishojmë ujërat tona territoriale në Jon sipas së drejtës ndërkombëtare. Referuar deklaratave të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Mitsotakis u shpreh se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Athinës.

“Unë kisha njoftuar zgjerimin e ujërave tona territoriale që nga gushti. Katër muaj më vonë detet tona dyfishohen. Një e drejtë plotësisht në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare dhe vendi tonë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë. Kohët e fundit, Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Athinës, duke shtuar një argument tjetër se ujërat e Egjeut mund të bashkohen dhe të mos ndahen”, tha ndër të tjera Kryeministri i Greqisë.

Por, Mitsotakis gjatë debatit parlamentar zbuloi se kishte marrë aprovimin e Kryeministrit Rama për arritjen e një marrëveshje në parim vetëm, pasi Greqia të zgjeronte ujërat e saj territorialë.

“Kemi arritur një marrëveshje në parim me Shqipërinë për zgjidhjen e çështjes që mbetet e pazgjidhur që nga 2009-2010 lidhur me Zonat Ekskluzive Ekonomike, vetëm pasi Greqia të ketë zgjeruar ujërat e saj territorialë. Ne kemi shprehur vullnet të përbashkët për të gjetur një zgjidhje. Por kemi pranuar se në rastet kur nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona, mund t’i apelojmë ato në Gjykatë”, u shpreh Kryeministri Mitsotakis gjatë fjalës së tij në Parlament në përgjigje të akuzave të ish-Kryeministrit Aleksis Tsipras.

Në fjalën e tij, Mitsotakis tha: “Për herë të parë që prej aneksimit i ishujve të Dodekanezit në vitin 1947, territori grek po zgjerohet me 10%, jo me shkëputjen e territoreve, por me procedura të bazuara plotësisht në Rregulloren e së Drejtës Ndërkombëtare. Sot, me fillimin e vitit 2021, ne hedhim hapin e dytë të madh thelbësor. Vendi ynë shtrin zgjerimin e tij në detin Jon në 12 milje. 4 muaj më vonë detet tona atje do të dyfishohen. Kjo është një e drejtë e plotë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe vendi ynë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë dhe kudo tjetër, por në një kohë dhe mënyrë që do ta zgjedhim ne”.

Projektligji për zgjerimin e ujërave detare të Greqisë që është depozituar para disa ditësh në Komisionin e Çështjeve të Jashtme dhe të mbrojtjes, ndërsa do të votohet ditën e sotme në parlament. Ai përbëhet nga pesë nene, në të cilat shpjegohet zona e detit territorial, zgjerimin e saj deri në 12 milje detare nga vija bregdetare apo vija bazë pas mbylljes së gjireve, parimet dhe rregullat me të cilat do të peshkojnë anijet e BE-së si dhe dita e hyrjes në fuqi. Zgjerimit të detit territorial me 12 milje, i parapriu një dekret i Presidentit të Greqisë, i cili përcaktonte vijën e drejtë bazë që mbyll gjiret. Dekreti nuk flet për zgjerimin e gjerësisë së detit territorial të Greqisë, është vetëm për ndërtimin e vijës së drejtë bazë në Mesdheun qendror, që përfshin edhe Jonin dhe kanalin e Korfuzit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-deputeti i PS: Shteti fqinj ndikon te politikanët shqiptarë

“Si e aplikova me Greqinë parimin e reciprocitetit në ‘98?”

Mediat greke shkruajnë sërish për zgjerimin me 12 milje

“Ramës i duhet firma e Metës, kjo ia vështirëson punën”


Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!