MENU
klinika

Mediat greke shkruajnë sërish për zgjerimin me 12 milje

“Ramës i duhet firma e Metës, kjo ia vështirëson punën”

04.01.2021 - 12:19

Qeveria greke ka vendosur që projektligji i parë që do të kalojë në Kuvend për vitin 2021 të jetë ai për zgjerimin me 12 milje detare.

Mediat greke e interpretojnë këtë si një lëvizje simbolike të Greqisë, e cila sipas tyre kërkon që të ushtrojë të drejtën e saj për zgjerimin me 12 milje në ujërat ndërkombëtare.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, me Hagën Rama përpiqet të shpëtojë nga presioni i Athinës, edhe pse rruga për një marrëveshje duket të jetë e gjatë.

“Për të ngritur ekipin negociator, Ramës do t’i duhet firma e presidentit Meta dhe kjo e vështirëson punën. Me Hagën Rama pritet që t’i shpëtojë presionit të Athinës për një marrëveshje”, shkruajnë mediat greke, ndërkohë që shtojnë se kjo çështje pritet të marrë rrugë vetëm pas zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri në muajin Prill.

Zgjerimi i zonës bregdetare në Detin Jon cilësohet si një hap i rëndësishëm për përcaktimin e kufijve detare mes Greqisë dhe Shqipërisë, vetëm disa muaj pasi Athina ka nënshkruar marrëveshjet përkatëse me Romën dhe Kajron.

Gjithashtu ky zhvillim i hap rrugën dy vendeve të procedojnë siç kanë rënë dakord me apelim në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, hap që pritet të ndodhë pas zgjedhjeve në Shqipëri, me fillimin e konsultimeve për hartimin e marrëveshjes kornizë që do i paraqitet kësaj gjykate.

Nga ana tjetër diplomacia greke kërkon ta përdorë apelimin bashkë me Shqipërinë në Hagë, si një model për zgjidhje të mosmarrëveshjeve Greko-Turke, larg tensioneve dhe kërcënimeve.

Ndërkohë që një pengesë për arritjen e kësaj marrëveshje sipas mediave në Greqi, pritet të jetë presidenti shqiptar Ilir Meta, i cili mund dhe të mos japë “OK” e tij për të çuar çëshjen në Gjykatën ndërkombëtare.

Gazeta greke “To Vima” e cila duke ju referuar burimeve qeveritare thekson se projektligji në fjalë është një mesazh i qartë dhe i fuqishëm ndaj Ankarasë.

Ajo që ende nuk është sqaruar është nëse me fillimin e punimeve të Parlamentit në 11 janar, ky projektligj do të ratifikohet me procedurën urgjente.

Hapi i parë për zgjerimin e ujërave detare në këtë zonë është bërë një javë më parë kur është publikuar në fletoren zyrtare të qeverise hyrja në fuqi e dekretit Presidencial për mbylljen e gjireve dhe zbatimin e parimit të vijës së drejtë në këto gjire në rajonin e Detit Jon, të ishujve veriore të tij e deri në Kepin Tainaro në Peloponez.

Në këtë dekret bëhen të qarta koordinatat gjeografike për mbylljen e 39 gjireve dhe limaneve të vogla në Greqinë Perëndimore dhe në shtatë ishujt e mëdhenj të Jonit , në përputhje me nenin 10 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit (UNCLOS), dmth gjiret e hapura deri në 24 milje detare.

Siç thekson gazeta tjetër “Ta Nea”, këto janë të ashtuquajturat “gjire juridike”, me shembuj tipikë Gjirin e Korfuzit, Gjiri Amvrakikos dhe Gjiri Mesiniakos.

Për më tepër, është zbatuar parimi i vijës së drejtë edhe tek 10 pika në përputhje me nenin 7 të UNCLOS që sqaron se ky parim mund të zbatohet edhe në ato zona ku vija bregdetare është e paqëndrueshme me thyerje të relievit të saj apo ka ishuj pranë saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN