MENU
klinika

"Do jetë konkurent i rrezikshëm"

Paralajmërimi i Zhejit: Një oligark do krijojë një parti të

30.04.2024 - 21:38

Analisti Artuar Zheji ka paralajmëruar në emsionin “Real Story” se një oligark shumë i fuqishëm do futet në politikën shqiptare, duke krijuar një parti të re. Ai ka theksuar se do të jetë një konkurent i rrezikshëm dhe për këtë ka informacione.

Ndërsa, analisti Skënder Minxhozi e ka kundërshtuar, duke u shprehur se për Shqipërinë, oligarku nuk është zgjidhja.

Zheji: Mendoj që shumë shpejt. Kam informacion, ndonjë oligark që juve nuk ua merr mendja do krijojë një parti dhe do të jetë goxha konkurrent i rrezikshëm. Ka një problem, këta të rinjtë që thonë nuk ka financa, nuk ka infrastruktura, e fillojnë si një varfanjak…

Minxhozi: Mos harroni se është binom. Unë nuk mendoj që ecën punët me një oligark ose dikë që ka mundësi zemërdhembshur, që në një moment të caktuar thotë le të bëjmë diçka të mirë dhe po formojmë një parti. Berluskoni kur hyri kishte oponent në krahun tjetër, jo të majtën italiane sepse ajo ishte shpërbërë, kishte oponent shumë të fortë që po fuste në burg gjithë republikën. Nuk është oligarku mendoj unë zgjidhja.

Zheji: Unë di të them këtë gjë, që përpara 2005 kishte të pasur, mbas 2005 u bën oligarkë. Ça dua të them me këtë? Këta zotërinj që tani kanë një superfuqi ekonomike, eksperience, ka një moment që thonë pse duhet t’i paguaj taksat këtyre unë? Pse nuk mund të jem unë kryeministri? Pse nuk mund të jem unë Berluskoni? Si kryeministër që vij nga biznesi. Ky njeri që mendoj unë, është duke pritur disa fate.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zheji: Nëse ka pasur një urdhër politik…!

‘RAI 3’/ Minxhozi: Italia mbetet aleate e Shqipërisë

Zheji: Nuk shënjestronte qeverinë shqiptare, por…

Përballja frontale e Ramës me Rai3/ Minxhozi: S’duhej t’i telefononte


“10 milionë euro për kokën e Martinajt”

Kurthi që ngriti Leonard Duka për “mbretin” e kumarit!

Ishin në kërkim në kuadër të urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK

Si u vunë në pranga dy shqiptarët në Verona

“Do vish në Itali, po hape gojën të denoncosh do të të vrasim mamanë”

Si e reja zbuloi planin se vjehrra do e trafikonte për prostitucion

"Shumë shpejt do dalin emra të tjerë politikanësh e..."

“SPAK ka bërë tërmet”/ Profesori Karamuço bën paralajmërimin e bujshëm