MENU
klinika

“Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë”

Zyrtari i BE, Michael Gahler: Marrëveshjet me palët e treta janë në shkelje të ligjit europian

29.01.2021 - 10:27

Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Evropian, Michael Gahler ka reaguar ndaj kritikave të kryeministrit Rama për Bashkimin Evropian.

Në një status në Facebook, Gahler rendit disa nga pikat, të cilat qeveria shqiptare nuk i ka përmbushur. Ndërsa ngre si shqetësim përgojimin që i ka bërë BE për ndihmat për vaksinat kundër Covid-19, apo edhe ato që zyrtari i lartë i BE i quan marrëveshje me palë të treta.

“Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie evropiane nuk duhet të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria!

Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!

Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progres në shumë kushte.

-Ligji për median nuk është përmirësuar;

-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-gjithashtu  zyrtarë të lartë të qeverisë e ish-magjistratë të gjyqësorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;

-kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar;

-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;

Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit europian.

Këto janë çeshtjet që kam ngritur në forume  europiane dhe do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe  të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit”, thuhet në reagimin e Michael Gahler.

Michael Gahler-be-shqiperia11