MENU
klinika

Nga The Washington Post

Si Rusia e poshtëroi BE-në, sërish…

11.02.2021 - 08:09

Imagjinoni një botë paralele në të cilën Evropa jeton sipas idealeve të saj.

Në atë univers, anëtarët e Bashkimit Evropian do të reagonin ndaj përpjekjes së Rusisë për vrasjen e kritikëve të regjimit me një zë të vetëm, të unifikuar, dhe pas fjalëve do të vepronin.

Imagjinoni se si blloku mund të përdorë peshën e tij të jashtëzakonshme ekonomike dhe politike – 27 vende, 448 milion njerëz, një nga ekonomitë më të mëdha në botë – për t’i imponuar një kosto regjimit të Presidentit Rus Vladimir Putin për shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut.

Një zë i fortë dhe i përqendruar evropian do ta kishte detyruar Putinin të mendonte dy herë për trajtimin e tij brutal të aktivistit anti-korrupsion Alexei Navalny, të cilin ai është përpjekur ta vrasë dhe tani e ka futur përsëri në burg.

Imagjinoni se si shefi i politikës së jashtme të BE mund t’i ishte përgjigjur burgosjes së Navalny dhe protestave në qytetet ruse, duke propozuar një paketë të ashpër sanksionesh që synonin zyrtarët kryesorë rusë dhe manjatët e biznesit.

Kjo BE imagjinare do të bënte të qartë se masat kundër pastrimit të parave, një ngrirje e pasurive të mbajtura në Perëndim dhe një seri hapash të tjerë do të vinin nëse Moska nuk fillon të bëjë përparim në të drejtat e njeriut dhe demokracinë, duke filluar me lirimin e Navalny.

Alexei Navalny and his wife Yuliastand in line at the passport control after arriving at Sheremetyevo airport, outside Moscow, Russia, Sunday, Jan. 17, 2021. Russia’s prison service says opposition leader Alexei Navalny has been detained at a Moscow airport after returning from Germany. (AP Photo/Mstyslav Chernov)

Përballë një presioni intensiv nga partneri i saj kryesor tregtar, Rusia nuk do të ishte në gjendje thjesht të vazhdonte me biznes si zakonisht – dhe Evropa mund të paraqitej si mbrojtësi kryesor i botës për lirinë dhe të drejtat e njeriut.

I gjithë ky është një eksperiment i dobishëm mendimi, sepse tregon se sa patetike është bërë Evropa.

Javën e kaluar, kur ministri i jashtëm de facto i BE Josep Borrell udhëtoi në Moskë për “bisedime” mbi çështjen Navalny, rusët ishin të lumtur të shfaqnin përbuzjen e tyre.

BMinistri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e poshtëroi atë, duke e quajtur Evropën “një partner jo të besueshëm”. Pastaj, duke shtuar dëmtimin e fyerjes, Rusia dëboi tre diplomatë evropianë që akuzoi për pjesëmarrje në protestat pro Navalny.

Evropa duhet të jetë një forcë e jashtëzakonshme për të mirën në botë. Në vend të kësaj, ajo shpesh tregon një figurë patetike.

Gjermania sapo ka rifilluar punën – në kundërshtim me sanksionet e SHBA – për projektin Nord Stream 2, një sistem tubacionesh për importin e gazit rus.

Duke vepruar kështu, gjermanët në mënyrë efektive kanë deklaruar se nuk mund të interesohen më pak sesi Rusia i trajton njerëzit e saj dhe se ata do të mbajnë padyshim interesat e tyre ekonomikë më lart sesa besnikëria e tyre e pretenduar ndaj vlerave Evropiane.

Ata madje nuk e ndaluan punën për efekt simbolik.

Imagjinoni nëse demokracitë liberale, duke vepruar në bashkëpunim, vendosin sanksione kundër atyre që përfitojnë nga regjimet e korruptuara dhe u imponojnë bordurave atyre që bëjnë biznes me firmat shtetërore në shtetet autoritare.

Despotët do të duhet të mendojnë dy herë para se të burgosin disidentët, të përqeshin kritikë ose të dërgojnë skuadra vdekjeje në vendet e tjera për të heshtur armiqtë e tyre.

Është një ëndërr e bukur. Por është larg realitetit.

Pas burgimit të Navalny, ministrat e jashtëm u takuan për të diskutuar çështjen – dhe nuk dolën në asnjë përfundim, asnjë veprim.

Borrell gjithsesi shkoi në Moskë – me rezultate të parashikueshme.

Spektakli i vizitës së tij ishte aq i dëmshëm për reputacionin e Evropës saqë shumë anëtarë të Parlamentit Evropian shkruajtën një letër duke kërkuar që Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të pushonte nga puna Borrell.

Në mungesë të kësaj, ata shkruan, ai duhet të japë dorëheqjen për shkaktimin e “dëmtimit të rëndë të reputacionit të BE”.

Von der Leyen tha se Borrell ka “mbështetjen e saj të plotë”, e cila nuk është për t’u habitur.

Mbi të gjitha, ky është realiteti i BE-së së sotme, jo ai që shohim kur përpiqemi të imagjinojmë një botë më të mirë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkak: dëbimi i diplomatëve nga Rusia

Raportet e Moskës me Evropën në tension